User:Nikolla Dafa
{{UserboxCOI|1=TAQ DAFA}}
TAQ DAFA | |
---|---|
Born | 27/08/1913 Durres |
Occupation | Sportist |
Spouse | Amali |
Children | 4 |
Parent | Mark - Janica |
TAQ DAFA (1913 – 1991) Polisportist, notar dhe atlet i shquar shqipetar, pjesemarres, fitues dhe vendoses i rekordeve te para ne Kampionatin e Pare Kombetar te notit te vitit 1931. Mbajtes i ketyre rekordeve deri ne vitin 1955. Aktivist dhe pjesemares i shquar ne Kampionatet Kombetare te Atletikes, ne garat e hedhjes se diskut, cakicit dhe kercimit me shkop. Pjesemeres ne disa etapa te rrethit ciklistik te shqiperise viti 1937.
Biography
[edit]Sigurohuni që seksionet e mëposhtme të jenë të organizuara sipas viteve. Për shembull, seksioni Martesa dhe fëmijët mund të paraqiten para ose pas përshkrimeve të zgjeruara, dhe anasjelltas.
Kercim nga trampolina 8 m e larte
Pak Histori
[edit]Noti si nje sport i hereshem i perdorur nga njerezit, u cfaq per here te pare si sport garues ne Angline e fillimit te viteve 1800. Rreth viteve 1837 ishte krijuar Shoqata Kombetare Angleze e notit, e cila organizonte gara ne pishina artificiale te ndertuara ne rrethinet e Londres. Me pas rreth viteve 1880, krijohet Shoqata e Amatoreve te notit, e cila numeronte rreth 300 klube rajonale ne te gjithe Angline.
Garat e para te notit u organizuan ne Lojtat e Para Olimpite te vitit 1896 ne Athine dhe me pas ne te Dytat ne vitin 1900 ne Paris. ne keto gara u konkurua ne garat 100m, 200m, 400m, 1000m, 4000m etj. Fitues te pare te ketyre garave ishin notare anglez qe munden le lehtesi notaret belg, frances apo gjerman.
Ne vitet ne vijim, sporti i notit merr zhvillim edhe ne vende te tjera te cilat behen pjesemarrese ne Olimpiaden Verore te notit ne vitin 1904 ne ST. Louis te Shteteve te Bashkuara, ne te cilen u garua ne stil te lire dhe bretkocke, por edhe ne stafete 4x50m stil i lire.
Ne vitin 1908 ishin vendosur rekordet e para boterore kur themelohet Shoqata Boterore e Notit. - Fédération Internationale de Natation Amateur (FINA). Pjesmarja e fremrave ne garat e notit u be ne Lojrat Olimpike Verore te Stokholmit ne vitin 1912, ne te cilen u garua vetem ne stil te lire.
Thuajse e njejta histori perseritet edhe ne Itali , ku menjehere dy vite pas Lojrave te Para Olimpike te Athines ne vitin 1896, pikerisht ne 14/08/1898 ne Liqenin e Angnillara Sabazia organizohet Kampionatei i Pare Kombetar i Italise. Menjehere pas realizimit te ketij kampionati me 1899, themelohet Federata Italiane e Notit ( FIN).
Ne Kushtet e Shqiperise se atyre viteve, edhe pas shpalljes se pamvarsise ne vitin 1912, nuk diskutohej fare realizimi i ndonje kampionati noti. Nuk ekzistonte infrastruktura e nevojshme, nuk kishte mjete te informimit viziv ku te ilustrohej menyra e notimit etj. nuk kishte traniera, apo mesues te edukimit fizik qe te promovonin notin apo te organizonin gara mes notareve amator. Shenjat e para qe noti te futej si sport konkurues ne Shqiperi ishin veprimtarite lokale ne Shkoder nga viti 1920 dhe ne 1928 ne Durres e Vlore. Stili i vetem i notit te atyre viteve i cili u perdor edhe ne garat e Kampionatit te Pare Kombetar te vitit 1931, ishte stili " pash ", pasi stili " krol " ne ato vite nuk njihej fare dhe nuk notohej. Ai lloj notimi demostrohej ne nje fare menyre nga notaret e fllores angleze ne garat amatore te organizuara ne Durres, por ishte e pamundur te notohej nga notaret amator shqipetar. Rezultatet e aritura ne garat e Kampionatit Kombetar te vitit 1931, ndonese rekorde kombetare, ishin te ulta. Distanca 100 m u realizua nga Taq Dafa me kohen 1.36.2/5, nje rezultat i dobet i krahasuar me notaret boteror, por rezultati i pare i realiziuar nga nje notar shqipetar, ne kushtet e Shqiperise ne gara te organizuara ne det te hapur.
Dhe si per fat, ndodhi e papritura.
Ne kinemate e qytetit te Durresit filloj te luante filmi " Tarzan the Ape Man " xhiruar ne vitin 1932, ku roli kryesor ne ate film luhet nga aktori, notari, the kampioni i Lojrave Olimpike te vitit 1924 i gares 100 m stil i lire, Johnny Weissmuller. Fakti qe ne nje fragment te atij filmi, aktori shfaqet duke notuar stilin e tij krol, beri qe Taq Dafa, ta shikonte ate film dhjetra here, vetem per te pare dhe mesuar tekniken e notimit te"krolit me gjoks nen uje".Aktori dhe notari boteror Johnny Weissmuller u be illulli i tij, prandaj filloj stervitjet se bashku me dajen e tij Nikolla Jukano per aplikimin e notimit te tij ne garat kombetare, ku gradualisht te kalohej nga notimi ne stilin "pash" ne ate "krol". Ai u be notari e pare shqipetar qe notoj stilin krol dhe imitoj Johnyy Weissmuller, prandaj dhe nga sportdashesit durrsak filloj te thirrej " Tarzani i Detit"
Kalimi nga stili " pash " ne ate " krol " dha rezultatet e veta edhe ne permiresimin e rekordeve kombetare. Rekordi i Kampionatit te Pare te vitit 1931 i gares 100m prej 1.36.2/5 u permiresua ne vitin 1936 ne 1.15.00 dhe me vone ne vitin 1938 ne 1.09.4/10.
Expanded description
[edit]Nëse një ngjarje e ndodhur në jetën e subjektit kërkon shpjegim të mëtejshëm, shtjelloni.
Marriage and children
[edit]If the subject married and produced offspring, describe the marriage and list the immediate offspring.
- Subject's Son (birthdate – death) If notable, provide a brief single-line description.
- Subject's Daughter (birthdate – death) If notable, provide a brief single-line description.
Disa nga rezultatet e arritura ne sporte te ndryshme
[edit]Ne garat e realizuara nga Taq Dafa ne sportet e notit, atletikes dhe ciklizimt disponohen diplloma te kohes, mbi baze te te cilave saktesohen rezultatet e arritura te cilat pasqyrohen ne pasqyren me poshte:
Sic u permend edhe me lart, ne periudhen sportive te para clirimit ( 1931-1938 ) te taq dafes
Krahasimi i Rekordit Shqipetar te gares 100 m stil I lire me rekordet Boterore dhe Italiane | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
viti | Rekordi boteror | Rekordi italian | Rekordi shqipetar | ||||||
rezultati | notari | kombesia | rezultati | notari | kombesia | rezultati | notari | kombesia | |
1905 | 1.05.8 | Zoltan Halmay | Hungarez | Kampionati I pare Kombetar I notit ne Itali 14/08/1898 | Kampionati i pare Kombetar i notit ne Shqiperi 31/08/1931 | ||||
1924 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | USA | ||||||
1926 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | USA | 1.05.6 | Emilio Poli | Italian | |||
1928 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | USA | 1.03.4 | Emilio Poli | Italian | |||
1931 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | USA | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.36.2/5 | Taq Dafa | Shqipetar |
1934 | 0.56.8 | Peter Fick | USA | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.26.00 | Taq Dafa | Shqipetar |
1936 | 0.56.4 | Peter Fick | USA | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.15.00 | Taq Dafa | Shqipetar |
1937 | 0.56.4 | Peter Fick | USA | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.14.2 | Taq Dafa | Shqipetar |
1938 | 0.56.4 | Peter Fick | USA | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.09.7 | Taq Dafa | Shqipetar |
1944 | 0.55.9 | Alan Ford | USA | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.09.7 | Taq Dafa | Shqipetar |
1947 | 0.55.8 | Alex Jany | Francez | 1.03.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.09.7 | Taq Dafa | Shqipetar |
1948 | 0.55.4 | Alan Ford | USA | 1.00.00 | Siro Bachelli | Italian | 1.09.7 | Taq Dafa | Shqipetar |
1950 | 0.55.5 | Alan Ford | USA | 0.59.5 | Carlo Pedersoli | Italian | 1.09.7 | Taq Dafa | Shqipetar |
1954 | 0.54.8 | Dick Cleveland | USA | 0.59.6 | Carlo Pedersoli | Italian | 1.09.7 | Taq Dafa | Shqipetar |
1955 | 0.54.9 | Dick Cleveland | USA | 0.59.7 | Carlo Pedersoli | Italian | 1.06.4 | Pertit Caslli | Shqipetar |
Philosophical and/or political views
[edit]Wikipedia is not a soapbox for individuals to espouse their views. However, views held by politicians, writers, and others may be summarized in their biography only to the extent those views are covered by reliable sources that are independent of the control of the politician, writer, etc.
Shtypi lidhur me aktivitetin sportiv te Taq Dafa.
[edit]Shume artikuj ne gazeta sportive apo libra te historikut te notit ne Shqiperi, kane shkruajtur lidhur me aktivitetin sportiv te notarit dhe rekordmenit Taq Dafa.
Ne artikullin ............................ shkruan:
Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht, në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur, në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Një kampionat i zhvilluar brenda një dite dhe në vetëm katër gara, por vetëm në një stil: ai i lirë, i fituar nga Sportklub Teuta, që i fitoi edhe gjashtë kampionatet pasardhëse: 1931-1938 (nuk u zhvillua në 1935). Kampionët e parë: Taq Dafa i Teutës fiton në 100 metra stil i lirë; Nikollaq Jukano (Teuta) në 200 metra stil i lirë; në 400 metra stil i lirë fitoi Todi Dhami i Dragoit të Pogradecit, ndërsa në 1000 metra është Spiro Goga i Teutës.
Ne artikullin "Kur Mbretëria Shqiptare themelonte Kampionatin Kombëtar të Notit " … te Gazetarit sportiv Besnik Dizdari vec te tjerave shruhet:
Në atë 23 gusht 1931 nis sundimi i gjatë durrsak në sportin e notit. Dhe vetëm në këto vite ’30, kur Mbretëria do të zhvillojë jo pak, por plot 7 Kampionate Kombëtare të Notit, ato kanë vetëm një fitues: Sportklub Teutën e Durrësit.
Kemi mundur të zbulojmë kampionët e parë të Shqipërisë në këtë sport, tre nga katër prej të cilëve janë të Teutës së Durrësit:
Në 100 metra stil i lirë fiton Taq Dafa i Teutës, një figurë e hershme karizmatike e sportit shqiptar, fitoret e të cilit nuk do të ndalnin. Dafa fiton në një duel me bashkëqytetarin e tij Spiro Goga dhe vendi i tretë bëhet pronë e Sulejman Toptanit të Sportklub Tiranës.
E diela e 26 gushtit 1934 është një ditë vërtet e rrallë. Në “Molon e Re” të Durrësit, siç njoftohet, janë të pranishëm “Princeshat Myzejen e Adile, princat, suita, anëtarë të kabinetit, trupi diplomatik”. Ekipet parakalojnë para tribunës së improvizuar ku ndodhet patronesha e sporteve, princesha Myzejen. Ekzekutohet Himni Kombëtar. Dhe mandej garat, që doemos janë gjithnjë nën sundimin e Teutës së Durrësit, ndonëse më në fund ka mbërritur dhe Shkodra. Por që nuk ia arrin të bëjë thuajse asgjë përballë forcës durrsake.
Kështu, Taq Dafa nuk ka rival në 100 e 1000 metrat. Po ta linin, do t’i kishte fituar të gjitha garat, por rregullorja e rreptë e pedagogëve të mësipërm tashmâ lejonte pjesëmarrje vetëm në dy gara për çdo notar, jo më tepër.
Në 100 metra, Dafa lë në vend të dytë e të tretë bashkëqytetarin e tij Tom Gjiri dhe Marjan Skanjetin e Shkodrës. Për autorin e këtyre radhëve, dhe besoj se jo vetëm për të, befasia përmblidhet në garën e 100 metrave. Këtu Taq Dafa i famshëm triumfon ndaj Nënkampionit të ri Lin Shestani të Shkodrës, duke lënë në vendin e tretë një djalë 18-vjeçar nga Berati me emrin e panjohur Jusuf Vrioni!
Per garat e Kampionatit 1938
Dhe si gjithnjë Durrësi sundues. Taq Dafa është përsëri protagonist. 1.12.4 sekonda në 100 metrat stil i lirë dhe rekord befasues për kohën, në një garë të rreptë të tij me Shaqir Kafexhiun po të Teutës së tij. Arrijnë të dy në një kohë, por vendi i parë i kampionit është falë mbërritjes “dinake” të Dafës! Mund të duket diçka arkaike episodi i 74 vjetëve më parë, që elektrizon spektatorët, sepse në jetën e tyre ata nuk kishin parë skena të tilla që i interpreton Taq Dafa, i cili nuk kënaqet me kaq. Një ditë më vonë ai kërkon t’u dhurojë sportdashësve të pamatë spektaklin e radhës. Ai kërkon ta thyejë përsëri rekordin kombëtar. Kështu bëhet dhe ky sportist i rrallë i periudhës së Paraluftës, hyn si i pari në historinë e sportit kombëtar që themelon “skemën” e garave që zhvillohen vetëm për thyerje rekordi, çka do të vazhdonte me vrull në Shqipërinë sportive të Mbasluftës.
Shtypi njofton se: “Më 1 shtator, ditën e tretë të garave Taq Dafa hudhet në ujë për rekord të njiqind metrave, dhe me të vërtetë, me kapacitetin e tij që nderon mbarë Sportin Shqiptar, muejti të shënojë kohën mâ të vogël 1.9.4 tue u deklarue kështu rekordmen i Shqipnis…”.
Është një kampionat i rekordeve të cilësisë së lartë për kohën dhe gjithçka vendoset në këtë 30 gusht-1 shtator 1938. Ashtu si dhe për atletikën e lehtë do të fiksohen ata që Mbasluftës Partia do t’i quante “rekordet e Paraçlirimi të Atheut”. Në të vërtetë nuk do të thyheshin me aq lehtësi. Rezultatet pionieristike të Taq Dafës me shokë do të kishin guximin të rezistonin jo pak. Protagonisti legjendar për ne, Taq Dafa, është kampion kombëtar i Shqipërisë në 100 metra stil i lirë (me 1.09.9) edhe më 1945 e 1946, ndonëse pa e mbërritur rekordin historik të tij të vitit 1938! Në gara të ndryshme, ai është Kampion i Shqipërisë deri përtej vitit 1950! Mbi 20 vjet mbas titullit të tij të parë, atij të vitit 1931! Rast i vetëm në historinë e sportit shqiptar! Meriton një monument të vogël në qarqet sportive të Durrësit. Mjafton të kujtojmë se më 1955, rekordmeni i 100 metrave stil i lirë, i përkujtueshmi i madh Petrit Caslli, me shifrat 1.06.4 që i përkisnin fitimit të titullit të Mjeshtrit, nuk do të ishte fort larg rekordit të Paraluftës të Taq Dafës.
Honours, decorations, awards and distinctions
[edit]Gjate gjithe periudhes qe Taq Dafa u aktivizua ne aktivitetet e ndryshme sportive, ai mori nje numer te konsiderueshem medaljesh dhe diplomash, disa prej te cilave jane pasqyruar ne kete material. Gjithashtu, pas vdekjes, organet e qeverisjes vendore ne qytetin e Durresit, Bashkia Durres, Federata Shqipetare e Notit e si dhe Shoqata Durresi, duke vleresuar kontributet e tij ne fushen e sportit kane dhene tituj te ndryshem sportv dhe tituj nderi.
- Mjeshter Sporti
- Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, t'i vendosej e emrit te pishines se qytetit te Durresit " Pishina e qytetit Taq Dafa"
- Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres,t'i vendosej emri i nje rruge ne qytetin e Durresit " Rruga Taq Dafa "
- Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, ne daten 08/06/2011 i jepet Titullit " Qytetar Nderi i qytetit te Durresit" Me motivacionin " Per kontributin e shquar qe ka dhene ne sportin e notit duke qene simbol i qytetit te Durresit dhe te mbare vendit "
- Dhenia nga Federata Shqiperate e Notit ne date 25/11/2002 e Dipllomes " Nderi i Notit Shqipetar " me motivacionin " Per nje kontribut te shquar ne zhvillimin e sportit te bukur te notit".
File:Gjate garave.jpg Aajpg Thumbnail 20190729 135339 Gjate hedhjes se Cekici File:Thumbnail 20190729 135410.jpg
Bibliography
[edit]Include a bibliography listed in MLA format. Use EasyBib.com for assisted MLA-formatted bibliography entries, or OttoBib for automatic bibliography creation from a list of ISBN numbers. See Reference management software for additional tools.
Always cite your sources! No original research![1]
See also
[edit]List related internal (Wikipedia) articles in alphabetical order. Common nouns are listed first. Proper nouns follow.
References/Notes and references
[edit]- ^ Last, first (date). Name of page. Page xx. Publisher: xxxx
Further reading
[edit]External links
[edit]List official websites, organizations named after the subject, and other interesting yet relevant websites. No spam.
Categories go here.